Dy fjalë hyrëse...

Kosta Koça është pa dyshim një nga emrat më të njohur të Skënderbeut. Dhe jo vetëm. Kosta Koça për vite me radhë ka qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës korçare, ashtu siç ka qenë i tillë edhe si trajner. Si lojtar, Kosta Koça ka patur fatin të luajë te Skënderbeu me pjesën më të madhe të futbollistëve të njohur të qytetit Juglindor. Ashtu siç ka patur fatin të jetë trajner me një pjesë tjetër lojtarësh, që kanë bërë histori në futbollin korçar. Futbollist dhe trajner si Kosta Koça vështirë t’i vijnë më futbollit të këtij qyteti. Ndaj, do të jetë në kujtesën e të gjithë brezave për atë çfarë bëri për skuadrën korçare dhe qytetin e tij. Si pak kush.